Kryeministri Edi Rama në takimin që ka pasur në Elbasan, ka ironizuar PD-në, duke thënë se festuan fitoren e Ajaksit, sikur të kishin mundur Partinë Socialiste. Rama është ndalur veçanërisht te ish-deputeti Edmond Spaho, të cilin e quan plot ironi dhe profesor.
“Edmond Spaho, profesori, festonte fitoren e Ajaksit, sikur të kishte mundur Partinë Socialiste. Gjithë PD-ja festoi fitoren e Ajaksit, vetëm se unë isha tifoz me Juventusin. Po ç’profesor është ai?! Edhe “fallxhorja” e festoi pa fund, majde me gjithë partinë e saj. Ajaksi mund të fitojë edhe Champions League, por Partia Socialiste do të fitojë gjithmonë në Shqipëri”, – tha Rama.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho u përplas me policinë, në tentativë për ti bllokuar hyrjen në Elbasan eskortës së Ramës.
(E.K/FAXWEB.AL)