Nuk mund të themi të gjitha femrat, pasi ka edhe nga ato që rrinë gjithë kohën në hije, por shumica e tyre ‘dergjen’ gjithë ditën në diell, për të marrë njëcik ngjyrë.
Por ky proces ka sekretet e veta. Nuk është e thënë ti ‘falesh’ diellit gjithë ditën.
Katër këshilla të vlefshme që do t’ju ndihmojnë për t’u bërë një çokollatë e vërtetë, i gjeni më poshtë:
Bëni scrub – Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, lani trupin dhe masazhojeni me scrubin e mësipërm.
Mos u depiloni para ekspozimit në diell – Nëse keni ndërmend të depiloheni dhe më pas të shkoni në plazh, dijeni që po bëni një gabim shumë të madh i cili mund të shkaktojë infeksion të lëkurës, kruajtje dhe irritim të saj. Duhet që lëkura e depiluar të pushojë për 24 orë dhe më pas të merrni rreze dielli.
Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës – Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxhihem’’. Kjo s’është aspak e vërtetë pasi jo vetëm që nuk do të keni rezulatin e dëshiruar që në këtë rast është nga e nxira në të kuqe, por rrisni mundësinë për të patur njolla kafe, akne dhe djegie të shkallës së parë e të dytë. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00.
Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm – Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin i lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtjshme. Për të patur një nxirje perfekte duhet që të shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitaminë E, C dhe A.