Është publikuar videoja e vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha gjithashtu edhe fotoja pak momente para vrasjes së tij. Saimir Hoxha në foto është i kthyer më shpinë me një bluzë me ngjyrë të kuqe.
Pas këtij aksioni, nënkomisari Saimir Hoxha së bashku me dy kolegët e tij kanë hasur me makinën ku udhëtonte Aldi Rama së bashku me 2 shokët e tij. Pasi nënkomisari ka kërkuar të kontrollonte 21 vjeçarin Aldi Rama ky i fundit i është përgjigjur se nuk ishte për t’u kontrolluar.
Ndërsa është publikuar edhe videoja ku tregohet qartë momenti i vrasjes së ish komisarit Saimir Hoxha. Makina e policisë ka ndaluar e para ndërsa makina ku udhëtone Aldi Rama së bashku me 2 shokët e tij kanë ardhur me shpejtësi. Në momentin që polici kërkon të kontrollojë 21 vjeçarin Aldi Rama, ky i fundit e qëllon me armë zjarri.