Lufta për audiencë ëshrë e ethshme dhe kjo vihet re sidomos në situata të vështira, që përfshijnë komunitete të mëdha. Kush e kush do të mund që të transmetojë sa më dramatike situatën nga vendngjarja.
Po në këtë kuadër një gazetar i Weather Channel në SHBA duket se e ka tepruar pak teksa transmetonte mbi Uraganin Firence.
Në video duke gazetari që raporton në një mënyrë dramatike duke bërë sikur shtyhet nga era, por nga pas shihen edhe dy persona që ecin të qetë nën një shi të lehtë dhe erë që fryn normalisht.
Pikërisht ky detaj i dy burrave që nuk lëkundeshin nga era ka bërë që video e gazetarit të bëjë xhiron e rrjetit, për shkak të teprimit të tij.
(E.K/FAXWEB.AL)
So dramatic! Dude from the weather channel bracing for his life, as 2 dudes just stroll past. #HurricaneFlorence pic.twitter.com/8FRyM4NLbL
— Tony scar. (@gourdnibler) September 14, 2018
Discussion about this post