Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së ka qenë e ftuar sot në studion e lajmeve në ‘’Fax News”. Duke folur në lidhje me protestën Kërpaçi u shpreh se qëllimi mbetet zgjidhja e problemeve të qytetarëve.
“Ky nuk është një qëndrim se kur do të nis dhe kur do të mbarojë protesta. Është një protestë e vazhdueshme për problemet që kalojnë qytetarët shqiptarë. Sot pritet që të vendoset data e protestës.
Do jetë një axhendë e ngjeshur, protesta nënkupton një reagim dhe protestat do të zgjasin sa të gjendet zgjidhja. Zgjidhja është një e ardhme më e mirë për qytetarët shqiptar.
Zgjedhja e Kryeprokurores ishte antikushtetuese. Unë që u bëra pjesë e asaj proteste nuk kisha qëllim në vetvete që të isha pjesë e situatave të dhunshme.
Kur doli lajmi për deputetët e dënuar, thashë ç’kam bërë?! Më pas pashë që emri im u hoq”, u shpreh deputetja e LSI-së.
Në lidhje me letrën e LSI-së për Arta Markun Kërpaçi u shpreh se: Meqënse sot kemi një prokurore të re, le të na e trregojë ajo pozicionin e saj me shkeljen e Kushtetutës nga ana e kryeministrit. Jo nuk është provokim. Ajo ka gjithë kohën e saj, për të treguar atë qëndrim që do të mbajë. Ajo ka një përgjegjësi që duhet ta ndjeki.
Kujtojmë se në momentet e zgjedhjes së Arta Markut LSI-ja ka këmbëngulur fort se nuk kishte asgjë kundër emrit të saj, po kundër procedurës me të cilën u bë zgjedhja e saj.
Po ashtu në lidhje me një bojkot të punime të Kuvendit, Kërpaçi u shpreh: Nuk ka një vendim për bojkot nga ana e opozitës. LSI do të mbledhë grupin parlamentar, ku do të diskutojë në lidhje dhe me seancën e parë plenare që do të mbahet javën e ardhshme.
Qëllimi i protestave është rrëzimi i qeverisë, apo përmirësimi i jetës së qytetarëve?
Sigurisht që fundi i protestave do të jetë dhe rrëzimi i Edi Ramës. Kudo që shkohet bëhet një shoë me kamera dhe me të gjitha si këto. Në fakt situata është tmerr. Realiteti është shumë i vështirë.
(E.K/FAXWEB)