Policia ka arrestuar tre persona në kuadër të operacionit të koduar “Ishulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.
-D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
-E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;
K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë;
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.
Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza.