16:21 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A po e shqetëson fronti opozitar Edi Ramën?! Ç’i tha sot Lulzim Bashës dhe ç’akuzë mori për përgjigje

11:46 | 16/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A po e shqetëson fronti opozitar Edi Ramën?! Ç’i tha sot Lulzim Bashës dhe ç’akuzë mori për përgjigje

A po e shqetëson Edi Ramën krijimi i frontit opozitar?!

Fillimisht një ide e Andi Bejtjes, realizuar më pas me vullnetin e lirë të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, dy krerët e dy partive të mëdha janë bërë bashkë, duke u mbështetur edhe nga krerët e partive të tjera dhe duket se kjo situatë nuk po kapërdihet lehtë nga kryeministri i vendit.

Bashkimi i Kryemadhit me Bashën  në fuqizimin  e aksionit opozitar duket se ka nisur të japë frytet e veta. Në Parlament është rritur kërkesa e llogarisë ndaj qeverisë, kritikat ndaj saj dhe sigurisht tanimë Rama kundërshtarët politikë nuk i ka të përçarë.

E vetmja gjë që Rama mund të bëjë në këtë situatë është ndonjë batutë, duke përfituar nga mungesa e Kryemadhit në sallë.

”Lul, Monika të bën të ndihesh më i fortë por nuk të rrit dot”, i tha ai Bashës, ndërkohë që Basha krejt i qetë i ka servirur si kundërpërgjigje diçka për të cilën Rama nuk pati asnjë përgjigje.

Basha e akuzoi Ramën se po ul kufirin e TVSH-së për bizneset e vogla me qëllim që të përfitojë vëllai i tij Olsi Rama.

”Duhet të kisha dhe unë një kënaqësi perverse që të vinte sa herë këtu, shikoni sa dobët është, e ka humb fare!

Duke e nisur nga i vëllai i tij, nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap asnjë anëtar i familjes sime dhe nuk do më hyjë kurrë!

Nëse një kryeministër ndërron kufirin e  TVSH-së, vetëm për t’ia dhënë të vëllait, kjo cënon bukën e gojës të mijëra shqiptarëve!

Në momentin që familjen e përdor për të ndërtuar skema korruptive, koncesione korruptive, të tjerat nuk është se i di vetëm ti, i dinë edhe partnerët!”, i është kundërpërgjigjur Basha.

(V.G/Faxweb)

Monika Kryemadhi, Edi Rama, Lulzim Basha

Etiketa: edi ramafronti opozitarlulzim bashaMonika Kryemadhi
Pas

Lori Hoxha këshilla për ushqimin: Merre me vete një banane se do të hahet me vonë (FOTO)

Para

Ndryshon rrjedha e trafikut, Shqipëri-Holandë-Itali, kapet 1 ton drogë. 14 në pranga

Para
Ndryshon rrjedha e trafikut, Shqipëri-Holandë-Itali, kapet 1 ton drogë. 14 në pranga

Ndryshon rrjedha e trafikut, Shqipëri-Holandë-Itali, kapet 1 ton drogë. 14 në pranga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.