Është zbardhur dëshmia e efektivit të ‘Shqiponjave’, i cili plagosi Orges Bilbilin, i cili ka qenë në kërkim për dy vrasje të ndodhura në qytetin e Lushnjes.
Në dëshminë e tij të parë, polici, identiteti i të cilit nuk bëhet pubik për arsye sigurie thotë se ka qenë në kontroll me motor në zonën e Xhamllikut në zbatim të aktit normative për karantinimin. Ai tregon se i ka bërë përshtypje Bilbili, i cili edhe pse mori ishte me diell, mbante të veshur një xhup të trashë dhe kapuç.
“Më bëri përshtypje një person në rrugë me një kapuç dhe xhup të trashë bashkë me veshjen sportive dhe çantë krahu të cilën e mbante tejet ngjitur. E pashë teksa po kalonte në rrugë, isha me motorr duke patrulluar në zonë.
Më bëri përshtypje veshja, ndërkohë që temperaturat dhe moti është i nxehtë. Dyshova dhe i kërkova të ndalonte, për t’i kërkuar autorizimin e daljes dhe kartën e identitetit. Vura re se mbante çantën shumë afër. Nuk pranoi dhe u largua” ,është shprehur polici në dëshminë e tij.
Discussion about this post