Disa të rinj që kishin dalë në rrugët e qytetit të Shkodrës për të festuar fitoren e finales së Euro 2020, janë shoqëruar nga policia, e në disa raste ka pasur përplasje dhe rezistencë.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, policia ka zbritur nga makinat disa prej të rinjve dhe i ka shoqëruar dhunshëm, ndoshta me pretendimin e kalimit të orarit të lejuar për lëvizjen, i cili ëhstë vendosur deri në mesnatë.
Ndërkohë që kujtojmë se në Tiranë qindra persona u mblodhën dhe festuan për orë me radhë në Sheshin Skënderbej, dhe policia jo vetëm që nuk ndërhyu, po mesiguri mund të kenë qenë pjesë e turmës për të festuar.
Nuk dihet nëse policia e Shkodrës ka marrë urdhëra të veçanta për të ndërhyrë në Shkodër dhe për të mos ndërhyrë në qytete të tjera të vendit.
Italia u shpall dje kampione e europës, teksa mundi me penallti skuadrën e Anglisë, në një event që u zhvillua përgjatë një muaji në shtete të ndryshme.
(E.K/Faxweb.al)