Një baba zemërthyer ka rrëfyer momentin e dhimbshëm kur zbuloi se djali i tij 4-muajsh nuk po merrte më frymë.
Ata ndodheshin në krevat të dy duke fjetur por kur Jayden Ward u zgjua nga gjumi kuptoi se kraharori i të voglit nuk po lëvizte.
Bronlee i vogël u nda nga jeta të shtunën dhe besohet se shkak të ketë qenë Sindroma e Vdekjes Foshnjore. Vogëlushi po flinte me të atin të premten mbrëma pasi nënën e kishte në spital për një operacion.
“Atë mëngjes u zgjova si zakonisht, hapa sytë, po shihja nga ai dhe vura re se kraharori nuk po i lëvizte…Më pas i preka ballin dhe e kishte të ftohtë. E lëviza dhe nuk po përgjigjej. Më pas nisa të ulërija…”
Ward thirri ambulancën dhe mjekët u përpoqën ta risillnin djalin e vogël në jetë, por si duket ishte tepër vonë për vogëlushin.