Kryeministri Edi Rama pas një fjalimi sa viktimizues po aq edhe jotërheqës nga pozicioni i tij për djegien e mandateve të opozitës, ka nisur sot një takim me studentët në Gjirokastër.
Një prej studenteve, e cila ishte dhe kryefamiljare kërkoi llogari nga Rama se pse ajo nuk përfitonte uljen e tarifës së studimit. E reja i tha kryeministrit se i kishte nisur dhe disa mesazhe personale atij po nuk kishte marrë përgjigje në këmbim.
Pjesë nga debati:
Studentja: Të kam nisur 3-4 mesazhe dhe nuk më ke kthyer përgjigje. Si i bëhet për kategorinë tonë që jemi studentë dhe kryefamiljarë dhe nuk marrim asnjë ndihmë nga shteti, se me keni përjashtuar dhe nga ndihma sociale. Unë jam nënë e një fëmije, dhe studimi është një e mirë për familjen time.
Rama: Të kam kthyer përgjigje, dhe të kam thënë që të shkruash te platforma për Shqipërinë që duam
Studentja: Jo nuk me ke kthyer përgjigje, po gënjen, nuk më ka ardhur asnjë mesazh nga ju
Rama: Ne nuk i kuptojmë të gjitha teknalitetet ndaj të them që të shkruash aty, po këtu ke dhe ministren dhe mund ta diskutosh me të këtë shqetësim.
Pas kësaj ndërhyri dhe ministrja Shahini, e cila lidhi kontakt me studenten për të zgjidhur problemin e saj.
(E.K/FAXWEB.AL)