Pas deklaratës së Alfred Pezës, ku deputeti theksoi se hetimi nga prokuroria nuk është bërë i drejtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Duke iu referuar deklaratës së tij se po hetohet për pasurinë e vënë si gazetar, Berisha thotë se ia kanë bërë të vetët dhe se kjo është banditokraci edviniane.
“Nje deklarate nga fronti Banditokracise! Deputeti Peza thote se “po hetohem si gazetar dhe jo si politikan”, pra:
– Si politikan jam i paster!!
– Si gazetar….. Edhe ketij ia paskan bere te vetet! Kjo eshte banditokraci jo orëalliane por edviniane!”, shkruan Sali Berisha. (J.V/Shuplaka)