Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë ku një burrë ka pësuar dëmtime në trup pasi humbi kontrollin e motomjetit të tij.
Sipas policis, 58-vjeçari me inicialet Q.R ishte në gjendje të dehur dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.