Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me ndjenjën e krenarisë për veten dhe qeverinë e tij, në përballimin e pasojave të tërmetit të 26 Nëntorit.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Më duhet të them dhe unë dy fjalë për ligjin kundër shpifjes, por së pari dua të shpreh dhe njëherë ndjenjën e krenarisë sime për qeverinë që unë drejtoj, për të gjithë ministrant dhe deputetët, dhe kryetarët e bashkive të angazhuar qysh në orën e parë për përballimin e pasojave tragjike të tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit.
Nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar që qeveria shqipotare të kishte bërë një gjë të jashtëzakonshme, ku mijëra e mijëra qytetarë u gjetën të pastrehë.
Në më pak se 10 ditë mbi 13 mijë persona janë akomoduar në kushte, që kurrë më parë nuk i ka pasur një banor i RSH pas një fatkeqësie natyrore.
Më shumë se 4 mijë persona janë akomoduar në hotele, që për standardin e Shqipërisë janë hotele luksi, me të gjitha standardet sit ë ishin turistë norvegjezë që kishin ardhur në Shqipëri, plus me të gjithë përkujdesjen për vijimin normal të jetës së tyre.
Vlerësimi i dëmeve vazhdon, derimë tani janë inspektuar 19 mijë banesa.
Unë besoj se shumë shpejt do të nisin filizat e parë të rindërtimit, do të ndihet mdallimi mes të djeshmes dhe të ardhmes pas 26 Nëntorit, që nga plaga e madhe e krijuar në Thuanë, nderi te shtëpia më e largët që është në rrezen e kufijve të gjendjes së jashtëzakonshme.
(E.K/Faxweb.al)