Këshillën e dhënë nga një qytetar në takimin e për “bashkëqeverisjen”, kryeministri Edi Rama duket se e përdori për të dhënë një mesazh që shkon përtej administrates, dhe asaj që ndodh me vartësit e tij, që shpesheherë abuzojnë me qyetarët.
“Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”, iu drejtua qytetari Ramës, teksa i referohej problemeve me administratën.
Përgjigjja e kryeministrit kishte një karakter më shumë politik.
“Të jesh i sigurt që unë s’kam pasur nevojë të ulem në një stol për të parë se çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë se rri në këmbë dhe i shoh buburrecat ulur që gërryejnë por megjithatë kjo kërkon durim të madh kërkon vullnet kohë dhe sigurisht sisteme.
Dhe platforma është një nga ato sisteme që i mpin buburrecat dhe disa prej tyre edhe i shtyp. Unë e di që ju keni parasysh buburrecat e Hipotekës së Shkodrës kushedi ç’keni hequr me ta. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar atë porosinë e Nënë Terezës, në vend se të mallkojmë errësirën të ndezim një qiri çdo ditë derisa të bëhet dritë”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se për t’u përballur me këtë situatë kërkon durim dhe sisteme.