02:38 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Po imponohet një opozitë siç do Rama”, Tritan Shehu: Procesi ndaj Berishës është montim politik

17:04 | 06/11/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po imponohet një opozitë siç do Rama”, Tritan Shehu: Procesi ndaj Berishës është montim politik

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte i ftuar këtë pasdite në lidhje Skype në Fax News. Për gazetaren Rovena Neziri, Shehu foli për aksionin opozitar dhe tensionet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai u shpreh se këto janë forma të protestës opozitare si pasojë e shkeljeve kushtetuese të Ramës dhe mazhorancës.

Sipas tij, kryeministri po tenton të imponojë një opozitë ashtu siç do ai prandaj kërkon të përcaktojë dhe përfaqësuesit e opozitës në Komisione. Kjo protestë, për Shehun nuk ka për qëllim të bllokojë parlamentin, por ka qëllim vendosjen e tij në shinat e demokracisë.

Tritan Shehu: Kërkohet të imponohet një opozitë nga Rama, sipas interesave të Ramës dhe përfaqësuesit e saj të caktohen nga Rama. Jemi në një situatë anti-demokratike, të këtij regjimi që ka krijuar në parlamentin e Shqipërisë, të cilës po i kundërvihen deputetët e Partisë Demokratike me protestat e tyre, me mundësitë që kemi. Pikërisht për të sensilbilizuar opinionin publik për të ngritur zërin dhe për të kundërshtuar këtë revansh të regjimit që ka në marrjen e funksion të parlamentit. Këto protesta kanë për qëllim vendosjen e parlamentarizmit dhe kushtet e saj janë të qarta, të cilat janë ato që janë shkelur kohët e fundit në mënyrë madhore. Por veçanërisht ato që lidhen me Komisionet Hetimore. Kërkohet të caktohen në Komisionin Zgjedhor përfaqësuesit e opozitës siç i do Rama dhe jo ata që do opozita.

Kjo protestë e opozitës nuk ka për qëllim bllokimin e parlamentit. Përkundrazi ka për qëllim vendosjen e parlamentit në shinat demokratike. Rama do që të ketë një opozitë për fasadë dhe këtë gjë e kundërshtojmë ne. Ne duam të zhbllokojmë parlamentin nga duart e regjimit që ka kapur dhe në vendosjen në shinat e demokracisë. Ky është qëllimi.

Nga ana tjetër deputeti u pyet edhe për akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ai shprehet se procesi ndaj Berishës është një proces politik me prova të montuara. Është shkelur kushtetuta dhe janë shkelur të drejtat e Berishës si deputet.

Tritan Shehu: Ajo që po ndodh me Berishën është një montim i një procesi gjyqësor i bazuar mbi elementë politkë. Në mënyrë antikushtetuese, anti ligjore, pa respektuar rregullat, as rregulloren e parlamentit shqiptar, ku shkelen të drejtat e deputetit në tërësi. Është një montim politk që nuk respekton as rregullat më elementare të rregullores së parlamentit.

Pas

Leku e nis javën me forcim të mëtejshëm, Euro dhe Dollari në nivelin më të ulët në dy muaj e gjysmë

Para

“Sot depozitova në Kuvend projekt-ligjin për vetting-un e politikanëve”, Basha: Tani nuk ka më alibi

Para
“Sot depozitova në Kuvend projekt-ligjin për vetting-un e politikanëve”, Basha: Tani nuk ka më alibi

"Sot depozitova në Kuvend projekt-ligjin për vetting-un e politikanëve", Basha: Tani nuk ka më alibi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.