Avokati i njohur Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e Fax News ku foli për fenomenin e shpopullimit të vendit tonë si pasojë e emigrimit, kryesisht të rinjëve.
Gjatë bisedës në studio Goxhaj e vuri theksin tek arsimimi dhe punësimi i të rinjëve si dy arsye themelore të shpopullimit qe japin ndikim direkt në ekonomi.
Teksa foli për politikat arsimore ai ironizoi kreun e demokratëve Lulzim Basha duke thënë se ” tu thuash të rinjëve shqiptar thjeshtë do iu përmirësoj arsimin nuk mjafton, është njësoj si tu thuash po iu përgatis për Gjermani.
Duhet të këtë një infrastrukturë më të mirë në mësimdhënie ashtu edhe në kurrikula, fjala bie në teknologji informacioni dhe ti orientosh drejt tregut të punës”
Ai foli edhe për sektorin ekonomik duke thënë se biznesi këtu nuk përkrahet përkundrazi sulmohet duke permendur njësitë kontrolluese siç janë tatimoret.
Emigracioni i të rinjëve për një jetë më të mirë vjen si pasojë e papunësisë dhe krahut të lirë të punës duke e krahasuar me fenomenin e ardhjes së shtetasve të tjerë emigrant në vendin tonë siç janë afrikanët përshembull çka ul ndjeshëm krahun e punës,- perfundoi Goxhaj.
R.G/FAXWEB.AL
Discussion about this post