20:39 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Po, jam nënë e një vajze, por këtë gjë nuk ma kishte thënë askush deri më sot

11:02 | 26/03/2018
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Po, jam nënë e një vajze, por këtë gjë nuk ma kishte thënë askush deri më sot

Nuk do ta harroj kurrë ditën kur mësova se isha shtatzënë për herë të parë me vajzën time. I kisha thënë bashkëshortit se nuk kishte rëndësi se ç’gjini do të kishte fëmija, mjafton të ishte i shëndetshëm, por thellë-thellë, unë doja shumë të ishte vajzë dhe shpresoja shumë që kjo dëshirë të më realizohej.

Kështu, kur mjeku konfirmoi se fëmija im i parë do të ishte vajzë, qava me ngashërim nga gëzimi, nisa të pikturoja në kokë të gjitha blerjet që do bëja për të, udhëtimet, bisedat me të dhe të gjithë jetën tonë së bashku e kisha thuajse para syve…

Natyrisht, rruga me zonjën e vogël nuk ka qenë gjithmonë e shtruar në shumicën e rasteve. Fakti që kemi të njëjtën gjini nuk do të thotë që ndajmë gjithçka. Ajo është shumë larg klonit tim të vogël. Në vend të tij, ajo ngjan shumë në personalitet me të atin. (Por edhe fizikisht, për dreq.) Ajo e urren shumicën e rrobave që zgjedh për të, preferon futbollin dhe karatenë në vend të kurseve të kërcimit që propozoj unë. Dhe, më e keqja, ka zero interes për Harry Potterin tim të dashur, pavarësisht sa shumë përpiqem unë për ta nxitur në magjinë e tij.

Duke u kthyer pas në kohë, kuptova se kur mjeku më tha se po prisja vajzë, me të vërtetë mendova se do të thoshte se do të lindte një ‘mini me’ dhe kjo nuk mund të ishte larg së vërtetës. Por ka diçka tjetër, efekti anësor i të pasurit një vajzë, që unë nuk e kisha parashikuar ndonjëherë – kjo më ka bërë mua një feministe më të egër, më të vendosur e më të përkushtuar – këtë nuk e kisha menduar kurrë.

Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë në gjendje ta bëj këtë.

Kam qenë gjithmonë një vajzë që i arrin qëllimet e veta, por duke besuar se gratë janë po aq të afta për të bërë çdo gjë ashtu si edhe burrat. E kam parë gjyshen time biznesmene të suksesshme edhe në moshën 70-vjeçare, e veshur e gjitha me pulovra kashmiri Ferragamo. Historia e diplomimit të saj në vitin e largët 1942, si një prej vetëm disa vajzave në shkollën e biznesit, në kohën e saj, ka qenë e famshme në historitë e familjes sonë, me aq sa mbaj mend unë. Vajzat e saj, nëna dhe tezja ime, fitonin më shumë grada se bashkëshortët e tyre, dhe në moshë fare të re, mbaj mend t’u thosha se edhe unë mund të bëja të njëjtën gjë si ato.

Mes tyre gjeta ato që doja më shumë, studimin dhe të punuarit fort. Kuptova se vetëm kështu do të kisha sukses. Unë u rrita për të qenë e fortë, e pavarur dhe e sigurt.

Pra, kjo më befasoi edhe mua kur ky njeri i vogël i llojit femër më nxiti dhe më bëri të më ndizet më shumë një ndjesi që nuk e kisha pasur të shfaqur ndonjëherë. Pabarazia gjinore e shoqërisë nuk më prekte ndonjëherë. Sepse, në fund të fundit, unë merrem dhe bëj kompromis vetëm me jetën time.

Por tani që kjo krijesë perfekte që kam sjellë në këtë botë, do të ndeshet me pengesa më të mëdha se vëllai i saj i vogël, vetëm sepse është femër, më zemëron shumë. Jam e sigurt se ime bijë do të jetë një vajzë e mrekullueshme, por gjithsesi është vajzë.

Megjithatë, tani unë nuk e jap veten para sime bije dhe nuk e rrëfej këtë peng para saj. Përpiqem t’i flas për gjërat e bukura. Nuk di çfarë të bëj. Jam e hapur me të për t’i rrëfyer mënyrën si të njihet me njerëzit dhe institucionet tek të cilat beson. Por nuk dua që një ditë, ajo të kuptojë se, vetëm për shkak se është femër, është më pak e aftë apo e vlefshme se çdo homolog mashkull. Unë do t’i them gjithmonë të mos e besojë këtë për asnjë sekondë.

Sepse të jesh vajzë, do të thotë të kesh gjithmonë diçka për të festuar… Siç bëra unë qysh ditën e parë që mësova se ajo do të vinte në jetë.

Nga: Katharine Stahl

Pas

Nëna afgane emocionon gjithë botën, provim për në universitet duke mëkuar foshnjën

Para

‘Furtuna’ e debatit për LGBT, reagon Kristi Pinderi: Prindërit që vendosin për fëmijët? Interesante…

Para
‘Furtuna’ e debatit për LGBT, reagon Kristi Pinderi: Prindërit që vendosin për fëmijët? Interesante…

'Furtuna' e debatit për LGBT, reagon Kristi Pinderi: Prindërit që vendosin për fëmijët? Interesante…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

PS përmbysi rezultatin në Dibër 3:2 krahasuar me 2021, ja kush hyn në Parlament nga lista e hapur e socialistëve

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.