Kur çdo ditë e më shumë po i afrohemi zgjedhjeve të Qershorit forcat politike kanë ndezur motorrët.
Në kërkim të çfarë? Padyshim që në kërkim të mbështetësve, njerëzve të njohur dhe të panjohur që në demokraci janë forca e çdo partie.
Kështu LSI-së duket t’i jenë bashkuar dy këngëtarët e johur korçarë, vllezërit Endi dhe Stefi Prifti. Në një video të publikuar në rrjetet sociale dy këngëtarët shihen në një aktivitet të organizuar nga kjo parti.
‘’LSI, po je me LSI-në je me familjen , me shëndetin’’, thotë në një moment të videos Endri duke iu referuar një bluze me simbiolet e kësaj partie.
Nuk dihet nëse dy këngëtarët do ta vijojnë këtë mbështetje dhe gjatë ditëve të fushatës, ku pak muzikë e mirë e kënduar nga ata nuk do t’iu bënte keq mbështetësve të LSI-së. (E.K/SHUPLAKA)