Në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtari Irkenc Hyka zbuloi se po përjetonte prej 3 vitesh një romancë. Ai nuk preferoi ta zbulojë identitetin e bajzës që i ka vjedhur zemrën dhe po qëndron prej vitesh krah tij, por “Iconstyle.al” bëri ca kërkime dhe zbuloi se në fakt çifti i paska dhënë fund beqarisë.
Këtë lë të kuptohet unaza në gishtin e partneres së Irkencit, e cila quhet Abi Fregjaj. Ajo ka treguar thonjë e rinj në InstaStory dhe si të mos na shkonte syri tek unaza në gishtin e fejesës?
Nuk dihet se kur Irkenci dhe Abi i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por ata duken tepër të lumtur krah njëri-tjetrit. Këtë e tregojnë edhe fotot e shumta të vajzës në fjalë me këngëtarin, foto të cilat i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.