Një e moshuar është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën në qytetin e Fierit.
60-vjecarja e cila njihet si endacake në qytet, është përplasur teksa po kalonte vijat e bardha, nga një automjet tip Opel më targë AA 789 IL në rrugën Rauf Nallbani.
Burimet bëjnë me dije se e moshuara e plagosur ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën
(F.GJ/FAXWEB.AL)