Një burrë është acaruar shumë nga shoferi këngëtar dhe ka vendosur që ti marrë frymën. Clayton Lucas nga Pensilvania i tha policisë se filloi ta mbyste shoferin e makinës pasi nuk pushonte së kënduari këngët e Krishtlindjes.
Hetuesit thonë se ngjarja tragjike ka ndodhur në një vendpushim makinash. Policia njoftoi se 25-vjecari u bezdis nga këngët dhe mori një litar dhe ia vuri në qafë me qëllim që ti shkaktonte vdekjen.
Lucas është aktualisht në burgun e Qarkut Allegheny dhe akuzohet për sulme të rënda, mbytje dhe rezistencë ndaj arrestimit./ Ora News