11:46 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Po kërkohet në Lushnje nga FNSH/ Kush është Julian Sula, person me skedë të pasur kriminale

22:18 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati ndaj prokurorit/Zëri Amerikës: Arrestohet Redjan Rrahja, lidhja e tij familjare me deputetin socialist i vetmi detaj

Gazetari Artan Hoxha ka thënë mbrëmjen e sotme se personi i dytë i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është jo pak i njohur në botën e krimit, ndërsa ka thënë edhe emrin e tij.

“E dimë të gjithë emrin e atij që kërkon policia sot në Lushnje, dhe nuk e themi, është Julian Sula është nga Karbunara e Lushnjes i arrestuar vetëm 4 vitet e fundit 4-5 herë. Ky shtet nuk është në gjendje t’i godasë kriminelët”, tha Hoxha në “Opinion”.

Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashkos, gjatë një operacioni të para një muaji i janë sekuestruar 70 000 euro cash dhe një automjet me vlerë 100 000 euro, pasi dyshohej se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë. Mësohet se Sula kishte në atë kohë vetëm 3 muaj që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë.

Në 13 tetor të 2017-ës, Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjen ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qënë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.

Sa i përket aksionit të sotëm, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për 39 vjeçarin.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arjan ndojaJulian Sula
Pas

Policia operacione në jug për kapjen e atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja

Para

Gazetari zbulon detaje: Zyrtare, këto janë dosjet që u gjetën në makinën e prokurorit Ndoja

Para
Video/ Pamjet e kontrollit të makinës së prokurorit Ndoj, si u nxorrën dosjet nga bagazhi i makinës pas atentatit

Gazetari zbulon detaje: Zyrtare, këto janë dosjet që u gjetën në makinën e prokurorit Ndoja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

Erdion Muho del nga burgu, Apeli ndryshon masën për atentatin me tritol në Sarandë

Sulm masiv i Rusisë ndaj Ukrainës, qindra dronë dhe raketa godasin përgjatë natës

Durrës/Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 36-vjeçari që vodhi 8 biçikleta në qytet

Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.