Një 53 vjeçar me inicialet Sh.D ka rënë nga lartësia e një banese 3 katëshe në Durrës gjatë kohës që po kryente punime.
Ndërkohë fatmirësisht mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar pas dërgimit në spital dhe se 53 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Plotë
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese. Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.