14:41 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Po kthehet në “rrugën e vdekjes”, policia heq 135 patenta brenda javës: Aksidentet, pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë

08:56 | 17/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Po kthehet në “rrugën e vdekjes”, policia heq 135 patenta brenda javës: Aksidentet, pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë

Aksi Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas ka shënuar ditët e fundit një numër shumë të madh aksidentesh, shpeshherë dhe me pasoja tragjike si vdekjet.

Për shkak të numrit të lartë të personave që kanë humbur jetën në pak muaj, Policia ka shtuar kontrollet në këtë aks, duke penalizuar shoferët që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.

Gjatë javës që po mbyllet janë regjistruar raste të mjeteve që lëvizin me 158 deri në 173 km/h, e për këtë arsye janë pezulluar 135 patenta.

Lidhur me numrin e lartë të aksidenteve, Policia thotë shkak është shpejtësia dhe çmenduria në rrugë.

“Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi policia, do jetë aty, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Policisë së Shtetit.

Reagimi i plotë i policisë rrugore: 

Vijojmë kontrollin me Policinë Rrugore të Tiranës në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, në segmentin ku evidentohet shpejtësi e lartë dhe manovra të rrezikshme, në një rrugë ku rrisku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është i madh, pikërisht për shkak të këtyre shkeljeve.

Disa nga shkrepjet e shpejtësi matësit gjatë kontrolleve policore për rritjen e sigurisë, shënojnë nga 158-173 km/h, kur përgjatë gjithë javës, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre, që nëse diçka me mjetin apo me rrugën shkon keq, me një shpejtësi të tillë, mund të jetë dhe udhëtimi i fundit?.

Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi policia, do jetë aty, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë.

(E.K/Faxweb.al)

 

Pas

Vodhën mbi 1 milionë euro pasuri, arrestohen 6 “ekspertët” shqiptarë në Itali

Para

Në garë bashkë me Stresin, Eli Fara nuk i shpëton polemikave për Vera Grabockën: Pushteti i vetëm i saj është…

Para
Në garë bashkë me Stresin, Eli Fara nuk i shpëton polemikave për Vera Grabockën: Pushteti i vetëm i saj është…

Në garë bashkë me Stresin, Eli Fara nuk i shpëton polemikave për Vera Grabockën: Pushteti i vetëm i saj është…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.