Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi. Të arrestuarit mësohet se janë Xhemal Derdi, 24 vjeç, Ismail Elezi, 26 vjeç dhe Alfred Alla, 21 vjeç.
Ata janë burgosur secili me nga 39 muaj. Këta tre persona janë kapur me rreth 3 mijë rrënjë kanabisi të mbjellura. Ata mësohet se kanë pranuar akuzat para gjykatës. Fillimisht oficerët e zbuluan fermën më 26 mars, duke e përshkruar atë si “kanabisi në shkallën më të madhe që ka rritur qarku”. Mësohet se droga kishte një vlerë prej 800 mijë paundësh.