Policia e Tiranës ka nisur një procedcim në gjendje të lirë për një shtetasi Italian pasi iu gjetëb një shumë e konsiderueshme parash prej 350 mijë eurosh të padeklaruara, ndërsa po ikte në Itali nga Rinasi.
Policia thotë se po kryhen hetime në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.C., 51 vjeç lindur në Tradate, Itali.
Veprimet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi u kryen për arsye se gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore. Policia ka bërë sekuestrimin e vlerës monetare.
Veprimet e para hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
(B.H/Faxweb)