Aksident në rrugën transballkanike në Vlorë. Automjeti godet një person i cili ishte duke lëvizur me bicikletë. Automjeti tip Seat me targa AA 042 HB ka goditur një të moshuar duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe frakturë në qafë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka ndaluar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërsa Po hetohet për shkaqet e aksidentit.
Rruga transballkanike vijon të mbetet një nga shqetësimet kryesore për numrin e lartë të aksidenteve të rregjistruara deri edhe me pasojë vdekjen. Shkak mbetet mungesa è sinjalistikës, mungesa e mbikalimeve dhe shpejtësia tej normave.
(E.K/FAXWEB.AL)