Një burrë i moshës 81-vjeçare me iniciale H.SH është aksidentuar në rrugët e fshatit “Asim Zeneli” në Gjirokastër duke lëvizur me motor, ndërsa është transportuar më pas drej Tiranës me urgjencë. Sipas burimeve, i moshuari ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi paraprak
Në orën 14:05, njoftohemi në rrugën rurale të fshatit “Asim Zeneli”, Gjirokastër, shtetasi H.Sh, 81 vjeç, banues në fshatin “Asim Zeneli”, duke drejtuar një motor është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
Shtetasi i aksidenuar është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe do të transportohet për në Spitalin e Traumës Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen shkaqeve të aksidentit.