Analisti Fatos Lubonja i ftuar tek ‘Studio e Hapur’ në lidhje me situatën politike por dhe me deklartën e kreut të opozitës Lulzim Basha, Lubonja ka thënë se se dorëheqja e Bashës do të ishte një akt emancipimi për Partinë Demokratike.
Ndërkohë ai shprehet se qëndrimi i Bashës për të ngrirë funksionet tregon se ai nuk ka ndërmend të largohet nga PD-ja por do të rizgjidhet përsëri.
“Dorëheqja do të ishte një akt emancipues për Partinë Demokratike. Ngrirja e funksioneve është një akt fals. Është një lojë e ngriva-shkriva. Ata nuk bënë asnjë analizë për humbjen”, u shpreh Lubonja. (S.SH/Shuplaka)