2 vajza të moshës 14 dhe 15 vjeçare, turiste nga Kosova janë shpëtuar nga roja bregdetare Lucjano Marku, në zonën e Ranes së Hedhun, në Shëngjin.
Mësohet se një grup të rinjsh po lundronin me varkë dhe nga numri i lartë i personave varka u përmbys jashtë zonës së sigurisë për notim.
Edhe pse në distancë të largët vrojtuesi arriti ti rikuperonte në kohë të dy vajzat që nuk dinin të notonin dhe ti nxirrte në breg duke rrezikuar jetën e tij.
Ai tregoi se gjatë transportit të tyre kishte pirë mjaft ujë duke u perpjekur që ti mbante të dyja vajzat pa u fundosur.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post