Gazetarja Entela Duka ka evidentuar atë me të cilën qeveria mburret dhe që ka të bëjë me dhurimin e librave falas për fëmijët e klasave të para deri në klasën e pestë.
Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Duke thekson se se kjo është një propagandë, pasi sipas saj, në fund të fundit libra të zhgarravitur po jepni.
Ndërsa më tej gazetarja shton se librat e fëmijëve të saj do t’i blejë, duke argumentuar se këtë nuk e bën se ka para, por sepse në ato që janë dhënë nga paraardhësit, janë të dallueshme punimet që kanë bërë.
“Ju lutem boll me kete propaganden e shperndarjes se librave falas, se ne fund te fundit libra te zhgarravitur po jepni. Asnjehere nuk me kane pelqyer lemoshat. Si nje prind qe kam femije ne shkolle une do ti blej. Jo se kam para, por ne tekstet e vajzave te mia kam konstatuar qe pavaresisht se paraardhesit kane tentuar ti fshijne pergjigjet jane te dallueshme. Me mire po mbajme canten e vjeter e po blejme libra te rinj. Cka dhurohet nuk merret mbrapsht, se na i keni bere edhe me fjongo”, shkruan gazetarja.
Ndërkohë nga rrëfimet e prindërve jashtë kamerave, mësohet se ndaj stafeve pedagogjike ushtrohet presion që plani i qeverisë që librat e kësaj kategorie të “trashëgohen”, të funksionojë. Kështu mësuesit imponojnë fëmijët të marrin librat e zhgarravitur dhe me ushtrime të zgjidhura nga paraardhësit.
Ndërsaa vlen për tu theksuar se shpesh ka pasur rrëfime nga prindërit se i kanë pranuar librat e përdorur nga mësuesit për të mos vënë në siklet dhe presion këta të fundit, por që i kanë mbajtur në shtëpi dhe kanë preferuar të blejnë libra të papërdorur që fëmijë e tyre të mësojnë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)