23:56 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po mbrohen kriminelët dhe të fortët”, Maliqi artikulon propozimin e Bashës: Vetting në politikë. Përmend edhe Sokol Olldashin

15:50 | 28/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po mbrohen kriminelët dhe të fortët”, Maliqi artikulon propozimin e Bashës: Vetting në politikë. Përmend edhe Sokol Olldashin

Deputeti Lefter Maliqi, gjatë fjalës së tij në Parlament deklaroi se një shtet demokratik siguron jetën dhe pronën e qytetarëve të tij. Ai ka bërë një krahasim lidhur me përkushtimin e Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me kohën kur kjo ministri drejtohej nga Sokol Olldashi dhe mënyrës se si po luftohen këto fenomene tani.

“Në 2013 kur në pushtet ishte PD-ja dhe qeveria drejtohej nga Berisha, krijohej ideja se PD do të fitonte, por humbi, pasi në administratën e shtetit ishin vendosur njerëz jo të zotët. Që të ketë shtet, që të ketë siguri, shteti duhet të sigurojë jetën e qytetarëve dhe pronën e tyre. Ministër i suksesshmëm ka qenë i ndjeri Sokol Olldashi, sepse ai luftoi krimin dhe bandat. Nëse kjo maxhorancë do të luftojë krimet le dënojë krimet dhe të dënojë të fortët”.

Maliqi ka artikuluar edhe propozimin e bërë prej kohësh nga kreu demokrat, Lulzim Basha atë të vettingut në politikë. Sipas tij, politika është ajo që mbron të korruptuarit, kriminelët dhe të fortët.

“E kam thënë, vettingu duhet të fillojë nga politika sepse nga politika vjen gjithë ky korrupsion, sepse ajo mbron të fortët, kriminelët, të korruptuarit. Ai që sot është President i Republikës u ngujua në këtë Kuvend për shkak të sistemit zgjedhor. Unë e di se në matematikë 6×7 bëjnë 42 jo 49 siç mund ti dalë llogaria ndonjë ish-deputeti që ka qenë këtu. Ndaj unë mendoj se me sistemin zgjedhor aktual maxhoranca mund të blejë në çdo rreth nga një mandate”, tha Maliqi duke folur në kuadrin e projektligjit për Vettingun në Polici i cili u miratua me 79 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim (lexo këtu).

Ndër ata që votuan abstenim ishte edhe ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili gjatë diskutimeve në Kuvend ka kundërshtuar episode të rëndësishme të këtij projektligji.

Siç parashikojnë ndryshimet në Vetingun në Polici, verifikimi do të bëhet nga SHÇBA, e cilësuar nga Xhafaj si proces i pagarantuar (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Fatmir Xhafajlefter maliqivettingu në policivettingu ne politike
Pas

Pranon mandatin kandidati i PD-së, zv. kryetari i bashkisë dorëzon formularin e dekriminalizimit (Emri)

Para

Zelanda e Re, kërkesë mediave shqiptare për fshirje të pamjeve të sulmit terrorist

Para
Zelanda e Re, kërkesë mediave shqiptare për fshirje të pamjeve të sulmit terrorist

Zelanda e Re, kërkesë mediave shqiptare për fshirje të pamjeve të sulmit terrorist

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.