16:54 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Po më dridhet trupi, pse kështu fitohet’’, flet e lënduara në Mitingun e PD-së: Isha gjysmë metër larg Bashës (VIDEO)

11:19 | 28/05/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Po më dridhet trupi, pse kështu fitohet’’, flet e lënduara në Mitingun e PD-së: Isha gjysmë metër larg Bashës (VIDEO)

‘’Po më dridhet trupi, pse kështu fitohet. Unë isha gjysmë metër larg Bashës. Nuk po shifja kam qenë keq, nuk po prisja që të dilte drita’’, këto kanë qenë disa nga fjalët e një prej grave të helmuara dje në Mitingun e Partisë Demokratike.

Duke dalë nga spitali ajo është shprehur se përgjatë gjithë natës ka ndjerë shqetësime të shumta dhe kur i është drejtuar spitalit nuk ka pasur as mjek.

Së bashku me bashkëshortin e saj ajo ka qenë pjesëmarrëse në Miting në momentet kur ka ndjerë dhe shqetësimet e para.

Ata thonë se kur kanë mbërritur në Spital iu kanë thënë ‘’mos e bëni kaq problem’’. Një ndër personat e prekur ka qenë dhe kryedemokrati Basha i cili është paraqitur në spitalin Francez rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Pas helmimit të qytetarëve ka reaguar dhe QSUT. Në njoftimin e saj thuhet se janë paraqitur në spital 76 persona, 5 prej të cilëve mbahen akoma nën vëzhgimin e mjekëve.

Njoftim për shtyp

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, njofton se në Urgjencën e Spitalit Francez nga orët e para të mëngjesit të ditës së dielë deri në orën 11.00, janë paraqitur 76 qytetarë të cilët paraqisnin ankesat në vijim: skuqje të fytyrës dhe syve, lotim, kruarje të syve dhe rrufë. Të gjithë qytetarët referojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë marrë pjesë në aktivitetin e Partisë Demokratike.

Drejtoria e QSUT në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin mjekësor të Shërbimeve të QSUT, morën menjëherë masat për trajtimin e këtyre pacientëve. Aktualisht, 5 pacientë po mbahen në observim në pavionin e Okulistikës nga një ekip multidisiplinar mjekësh specialistë. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, pa komplikacione të rëndësishme.

Drejtoria e QSUT ka vënë në dispozicion të Institutit të Mjeksisë Ligjore të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të sqaruar shkaqet e këtyre simptomave.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: e lenduaraGJENDJAmitingspital
Pas

50 persona me urgjencë në Spital, çfarë e shkaktoi helmimin e tyre në Mittingun e PD-së? (FOTOT)

Para

“Të vinte një ditë që t’iu lusja jo njërës po njërit tani në moshën 50 vjeçare nuk ma kishte marrë mendja”

Para
“Të vinte një ditë që t’iu lusja jo njërës po njërit tani në moshën 50 vjeçare nuk ma kishte marrë mendja”

“Të vinte një ditë që t’iu lusja jo njërës po njërit tani në moshën 50 vjeçare nuk ma kishte marrë mendja''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që e konstatuan në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari

Dekreti i ri i Putinit: Të huajt rekrutohen në ushtrinë dhe inteligjencën ruse

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gjergj Cukalin dhe grupin kriminal

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Sanxhak, 62-vjeçari denoncon largimin e të fejuarës së djalit të tij

Turist francez lëndohet në Ksamil, pronarët e Jet Ski-ve në hetim

Papa Leone falënderon Fortlumturinë Joani për pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.