Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në enisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Pas një interviste intensive ku mes Ramës dhe Fevziut pati një përballje tepër të forte kulmi arrti te çështja e ekonomisë.
Teksa në ekranin e madh të “Opinionit” u shfaqen disa grafikë që tregonin për rritjen e borxhit, Rama i ka thënë Fevziut që të mos merret me ato sepse sipas tij ai nuk i kupton. Madje Rama shprehet se po i i duket Fevziu si luani i kopshtit zoologjik. Por gazetari nuk e ka lënë me kaq këtë koment të Ramës.
Menjëherë Fevziu i ka thënë Ramës që ka bërë matematik më shumë se ai, pasi ka bërë gjimnaz, ndërsa kryeministri ka bërë lice.
DEBATI:
Rama: Po më dukesh si luani i kopshtit zoologjik tani, thua gjëra që edhe s’i kupton. Mor Fevzi të lutëm edhe njëherë, flasim për gjëra që t’i i kupton, flasim për gjëra që iu intereson njerëzve. Këto që tregon ti dhe mënyra si i tregon ti janë pjesë e gjithë procesit të dezinformimt dhe manipulimit të njerëzve por në këtë rast ti e bën pa qëllim se kaq kupton.
Fevziu: Po kjo është tabelë mo si qenka deziformim.
Rama: Po kjo do shkollë që të lexohet. Nuk e ke shkollën ta lexosh atë tabelë.
Fevziu: Çdo do të thotë kjo?
Rama: Duhet të kuptosh nga shifrat, nga ekonomia.
Fevziu: Si paskam më pak unë që kam bërë matematikë deri në vit të katërt, e paske ti ti që ke bërë lice. (J.V/Shuplaka)