Avokati Spartak Ngjela dhe inxhinieri Arben Meçe debatuan ashpër para pak minutash me njëri-tjetrin për hetimet penale për ndërtimet që u shkatërruan nga tërmeti. Duke folur për emisionin “Arena”, Ngjela deklaroi se shteti duhet të mbajë përgjegjësi për këto objekte të dëmtuara.
Por Meçe replikoi duke i thënë se qeveria nuk e bën dot diçka të tillë për pronën private. Avokati i kërkoi inxhinierit që ta lërë të mbarojë mendimin, ndërsa e akuzoi se nuk e njeh ligjin.
Pjesë nga debate mes Spartak Ngjelës dhe Arben Meçes
Arben Meçe: Në pronën provate nuk ndërhyn shteti.
Spartak Ngjela: Po kush tha që duhet të ndërjhyjë shteti. Po më lër të flas. Ik atje mbro shtetin. Ti këtu ke ardhur një zë. Më lër mua të mbaroj. Do më dëgjosh tani mua? Më lër tani të mbaroj fjalën.
Arben Meçe: Më jep argumentin.
Spartak Ngjela: Tani po i kërkoj shtetit të mbajë përgjegjësi.
Arben Meçe: Ja e mori përgjegjësinë.
Spartak Ngjela: Po më lër ore të mbaroj se po më çorienton…
Arben Meçe: Shteti I ka bërë detyrat e veta. Shqipëria ka 3 tipologji ndërtimersh: një tipologhji të para ’85 që nuk ka projektues, nuk ka autorë. Zotëria del dhe thotë se këtë e kam bërë unë, shteti këtë duhet ta arrestojë.
Spartak Ngjela: Nuk e arreston dot se nuk ka parashkrimin. Ku e di ti ç’është parashkrimi…
Arben Meçe: Kujdes se po flet me një jurist. Do të të them ç’është parashkrimi? Të gjitha veprat penale që janë kryer në Shqipëri para 2009 përfundimisht nuk ka vepër penale se është parashikuar thotë avokati. Jo, jo o avokat, do vejë në burg.
Spartak Ngjela: Cili është krimi që do shkojë në burg? Ku e di ti orë ç’është parashkrimi.
Arben Meçe: Të gjitha ndërtimet e këqija, nëse objektet e tyre kanë pësuar dëm, prokuroria do t’i kalojë në hell të gjithë. Prandaj mos më thoni të zhduken provat. Nuk zhduken provat. Mos më thuaj mua nuk njeh ligjin.
Spartak Ngjela: Ore zotëri o je i dehur, ose ke devacion psiqik. Tani rri atje. Unë nuk i ndërhyj njeriu kur flet.
(M. I./ Faxweb.al)