Deputeti i PD-së, Eduart Paloka ka komentuar vizitën e kryeministrit, Edi Rama në fshatin Shishtavec. Paloka shkruan se Rama pasi i prezantoi planin më luksoz në këtë fshat, një resort i cili do të konkurrojë, sipas deputetit edhe resortet në Zvicër. Paloka në fjalinë e fundit të postimit zbulon edhe pyetjen e censuruar të banorëve të zonës.
“Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve qe kishte degjuar per nje ore pa folur, e pyeti burrin qe fliste anglisht: “Po me patatet cfare do bejme…?”, shkruan Paloka.
Postimi i Palokës
Rama sapo “ndertoi” ne Shishtavec resortin me te madh dhe me luksoz ne Evrope per ski…Nje burre qe Rama e kishte marre me vete foli ne anglisht per gati nje ore . Duke filluar nga sot, “resorti” i Shishtavecit per ski jo vetem do linte ne bisht Zvicren, Austrine e me rradhe , por dhe kampionatet me te rendesishme te skive do fillojne te zhvillohen nga sot, ne Shishtavec. Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve qe kishte degjuar per nje ore pa folur, e pyeti burrin qe fliste anglisht:
“Po me patatet cfare do bejme…?”
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post