Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka kthyer përgjigje Arbër Çekajt, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Maminas, dhe që kërkonte shkarkimin e prokurorit të çështjes Edvin Kondili.
Ibrahimi, në një shkresë dërguar dy avokatëve të Çekajt Dritan Jahaj dhe Faslli Cekaj, thotë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në procedime penale konkrete. Kreu i KLP-së orienton Arbër Çekajn duke cituar ligjin, që t’i drejtohet prokurorit të çështjes, apo gjykatës ku po zhvillohet procesi, në mënyrë që kërkesa e tij të mund të dëgjohet.
Çekaj i ishte drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të marrë masë disiplinore dhe të shkarkojë prokurorin e SPAK Edvin Kondili, me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Në seancat e mëparshme gjyqësore, Arbër Çekaj është shprehur se prokurori e ka sulm personal ndaj tij, ndërsa vetë Edvin Kondilli është shprehur se nuk i druhet asnjë kërcënimi, dhe se do ti vijojë hetimet deri në fund.
Për Çekajn prokuroria kërkoi 21 vite burgndërsa vetë ai, në një reagim publik shpërndarë nga avokati shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat (bananet) duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin.
Ai hodhi akuza të fortë ndaj prokurorisë shqiptare duke thënë se droga u zbulua nga italianët të cilët montuan kamera në kontenier për dorëzim të kontrolluar por hetuesit shqiptarë e ndalën operacionin duke mos kapur trafikantët e vërtetë dhe duke krijuar një grup kriminal imagjinar.
Discussion about this post