Kryeministri Edi Rama gjatë dëgjesës në kuadër të ‘Llogaridhënies publike’ pati një debat mes një banori, i cili u ankua për kryebashiakun e Himarës duke e akuzuar se nuk i ka dhënë kullotën në Vuno.
Gjatë debatit banori nuk e la të fliste kryebashkiakun e Himarës, Gjergji Goron, ndërkohë që në ato moment ndërhyri kryeministri duke i kërkuar qytetarit që ta dëgjojë.
Debati:
Banori: Nuk po na jepet e drejta për kullotat për kopenë në Vuno, vetëm ne jemi.
Kryebashkiaku Goro: U kemi dhënë përgjigje, nuk keni bërë procedurat e duhura, e kemi parë me kujdes cdo gjë
Rama: Ai po të jep përgjigje, duhet ta dëgjosh. Po i shoh dokumentet, kjo nuk bëhet duke ndërprerë njeri tjetrin, na turpëron edhe Vunoin, na e nxjerr sikur është vendi i njerëzve me 39. Mos na nxirr namin e keq. Të lutem se po e tepron. Mos se do të thonë u zunë Vunjotësit me njëri tjetrin. Ca qengji urtë ti?! Ti paske edhe 300 të tjerë pas…Do të shikojmë mundësinë që ta shpallim edhe gruan heroinë të punës, që të përballon ty.