00:45 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Po na vret ndërgjegjia për mungesën e ujit”, Rama i përgjigjet Kryemadhit: Kemi sjellë rilindjen

17:46 | 24/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po na vret ndërgjegjia për mungesën e ujit”, Rama i përgjigjet Kryemadhit: Kemi sjellë rilindjen

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi i është përgjigjur Monika Kryemadhit për problemin e ujësjellsit dhe kanalizimeve. Kryemadhi u shpreh e shqetësuar se kjo mungesë investimesh bën që ta vrasë ndërgjegjia qeverinë shqiptare. Rama i është kundërpërgjigjur Kryemadhit me anë të një video-je se është bërë tashmë Rilindja e ujësjellës-kanalizimeve në zonën turistike Durrës – Golem.

 “Ky është një projekt kompleks që përfshin të gjithë ripërtëritjen e rrjetit të furnizimit me energji të zonës por ka edhe gjithë ripërtëritjen e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve në gjithë zonën e plazhit. Kemi 20 e ca vite duke bërë turizëm me gropa skepike dhe duke hedhur të gjitha ujërat e zeza në det,  ka qenë një katastrofë.”,  u shpreh Rama. 

Më herët nga deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Rrajca e Prrenjasit vuri theksin te mungesa e ujit, mungesa e infrastrukturës, e cila e bën më të lodhur e më të drobitur këtë zonë. 

“Për herë të parë vij këtu dhe me thënë të drejtën kur po vija rrugës shikoja mundësitë shumë të pakta që ka Bashkia e Prrenjasit për t’u shërbyer qytetarëve, duke pasur parasysh që është pothuajse një nga bashkitë më të varfra që ka Shqipëria. Por ky projekt u jep një lloj entuziazmi banorëve të komunës Rrajcë, të cilës të mendosh që është një nga zonat më të bukura, por edhe më të varfra. Njëkohësisht mungesa e ujit, mungesa e infrastrukturës, e bën më të lodhur e më të drobitur si zonë. Por ky projekt ishte si një lloj shprese që u jepej banorëve dhe shpresoj që sa më shpejt të realizohet”, – u shpreh deputetja e LSI-së, teksa theksoi nevojën për të krijuar sa më shumë investime dhe sa më shumë mundësi në këto zona që njerëzit të mos e gjejnë rrugëzgjidhjen duke u larguar nga Shqipëria. Është një projekt i bërë me FSHZH-në, me Bankën Gjermane KfW dhe me ndihmën e Bashkisë së Përrenjasit. Është një mundësi për të parë diçka ndryshe, një mundësi për të parë një gjë të bukur, por njëkohësisht duke parë dhe anën tjetër të medaljes; mungesën e investimeve në gjithë këto vite tranzicion që kanë ndodhur në Shqipëri, gjë që na vret edhe ndërgjegjja. Njëkohësisht na rrit edhe më shumë përgjegjshmërinë edhe obligimin për të krijuar sa më shumë mundësi dhe për të krijuar sa më shumë investime në këto zona. Njerëzit të mos e gjejnë rrugëzgjidhjen e tyre përmes largimit nga Shqipëria, por të gjejnë rrugëzgjidhjen të jetojnë në zonat e tyre, por të kenë edhe mundësitë e tyre më të mëdha për të patur një jetë më të mirë. Një zonë sa punëtore, por edhe aq arsimdashëse, kjo na krijon edhe një lloj obligimi më të madh për të pasur vëmendjen drejt këtyre zonave që janë të harruara në momente të caktuara”,  shtoi Monika Kryemadhi.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: edi ramaMonika Kryemadhi
Pas

Autoriteti i Prokurimeve Publike jashtë funksionit, zbulohet pse

Para

Strakosha: Këshillat që i dhashë tim biri për ta mbrojtur portën ndaj italianëve

Para
Strakosha: Këshillat që i dhashë tim biri për ta mbrojtur portën ndaj italianëve

Strakosha: Këshillat që i dhashë tim biri për ta mbrojtur portën ndaj italianëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.