Aktivistja Ajtanga Lubonja përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore, dhe nuk ka mundësi ekonomike që të ndjek mjekimet.
Ajo ka publikuar foton e një recete, ku mjeku i familjes i ka rekomanduar Lubonjës shtrimin e saj të menjëherëshëm në QSURT.
Ajo tregon se kjo nuk është hera e parë që nuk pranon shtrimin në spital, ndërsa ndjen se po i vjen fundi. Ajo ka një thumb dhe për pushtetet që lulëzojnë dhe bëjnë kurban njerëzit.
Reagimi:
Sot me dhane flet shtrimi per ne spital! Ja ku eshte si disa te tjera qe flene ne sirtar…ku pas pak do perfundoje edhe kjo! Nuk ja u tregova per t’ju mallemgjyer…jo vetem dua tju kujtoj sa e pa drejte eshte jeta! Ku te vete kure une e di si eshte gjendja e Spitalit Publik,dhe une vete nuk disponoj asnje lek…me cfare ti blej ilacet! Me mire ne kete konviktin tim mjeran dhe te palos fletet e shtrimit…po nuk do kete me,e ndjej fundin! Dhe pushtetet le te “Lulezojne” ,duke u bere kurban ne Populli! Nuk kam fuqi te shkruaj me…JU DUA!!!
(E.K/FAXWEB.AL)