Një efektiv i RENEA-s është plagosur ditën e sotme në krye të detyrës për shkak të tërmeteve. Ai ka qenë duke dhënë ndihmën e tij për të shpëtuar të mbijetuarit në Thumanë në momentin e plagosjes.
Tërmeti i orës 07:08 të mëngjesit i shkaktoi efektivit të RENEA-s një plagosje të lehtë sepse për shkak të lëkundjeve me magnitudë 5.4 ballë rrënojat e pallatit të shkatërruar ku po kryheshin kërkime ranë mbi të. Për fat të mirë, i plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetën.
(M. I./ Faxweb.al)