10:52 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Po ndodhin krimet me të rënda”, shefi i OKB: Situata në Gaza apokaliptike

14:04 | 02/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po ndodhin krimet me të rënda”, shefi i OKB: Situata në Gaza apokaliptike

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të hënën se situata në Gazë është “apokaliptike” dhe ka paralajmëruar se kushtet me të cilat përballen palestinezët në atë territor, mund të përbëjnë “krimet me të rënda ndërkombëtare”.

Duke e lëshuar një deklaratë në konferencën në Kajro, me qëllim të rritjes së ndihmës humanitare, Guterres i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të “ndërtojë themelet për një paqe të qëndrueshme në Gazë, dhe përgjatë Lindjes së Mesme”.

Lufta në Gazë ka shpërthyer pas sulmeve të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit, në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 44.000 njerëz, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze. “Kequshqyerja është në kulm. Sistemi shëndetësor është shembur”, ka thënë ai.

Shefi i OKB-së ka thënë se Gaza tani e ka “numrin më të madh të fëmijëve me gjymtyrë të amputuara”, dhe që “shumë prej fëmijëve po iu nënshtrohen operacioneve pa anestezion”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka qenë kritik edhe për kufizimet e ashpra në dërgim të ndihmës.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë Palestinezë (UNRWA) vetëm 65 kamionë me ndihma në ditë kanë arritur të hyjnë në Gazë muajin e kaluar, në krahasim me rreth 500 para luftës.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë përsëritur vazhdimisht se situata është alarmante dhe rrezikon të përkeqësohet edhe më shumë në Gazë, dhe që civilët po vuajnë më së shumti.

Sipas Guterresit, bllokadat për hyrje të ndihmave në Gazë nuk janë pasojë e “krizës logjistike”, por e “mungesës së vullnetit politik për respektim të parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar”. Disa përpjekje të Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera për dhënie fund të kësaj lufte, kanë dështuar.

Pas

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK

Para

Seanca për qeverisjen 4-vjeçare, Kurti nevrikoset me deputetët, u kërkon të mos qeshin: Më keni thirrur ju

Para
Seanca për qeverisjen 4-vjeçare, Kurti nevrikoset me deputetët, u kërkon të mos qeshin: Më keni thirrur ju

Seanca për qeverisjen 4-vjeçare, Kurti nevrikoset me deputetët, u kërkon të mos qeshin: Më keni thirrur ju

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Vendosën eksploziv në lokalin te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej të dyshuarve

Itali/ Kokainë me ‘frena dore’, manovrat e rrezikshme tradhtojnë 22-vjeçarin shqiptar

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Siguronte kanabis me qëllim shitjen në doza, arrestohet 31-vjeçari në Berat

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë

PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador

Të paktën dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Gjermani

I kërkuar nga Interpol Roma, kapet në Shijak 39-vjeçari i dënuar me 7 vite burgim

Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.