Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shprehet se opozita e bashkuar është në negociata me ndërkombëtarët për të gjetur një zgjidhje për krizën në vend.
‘Jemi në negociata me ndërkombëtarët. Negociatat tonë nuk janë për të zgjidhur problemet e momentit. Po negociojmë për ti dhënë fund tranzicionit’, tha Kryemadhi.
Më tej, e ftuar në emisionin ‘Tempora’, Kryemadhi shtoi se po të ishte ajo në vend të Lulzim Bashës do futej që sot në zgjedhje me Ramën.
‘Të jem unë në vend të Lulzim Bashës futem që sot në zgjedhje me Ramën. Shkoj në zgjedhje me Ramën sepse kemi shumicën, 90% të shqiptarëve me vete. Këtë ja kam thënë dhe Bashës’, tha ajo.