Ish-drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë, Xhoi Jakaj në një postim në Facebook shkruan se “Air Albania” është emri i ri i stadium Kombëtar, por është edhe sponsor edhe i shumicës së emisioneve të humorit dhe jo vetem në Televizionet Shqiptare.
Jakaj e krahason me universitetin “Krital” i cili u mbyll disa vite më parë, që sponsorizoj gjithçka në këtë vend e pastaj erdhi momenti që e falimentuan dhe pedagogët ngelën pa marrë dy vite rrogë.
Ajo pyet” Mos vallë një ditë dhe Air do shkrihet si Kristal e punonjësit do mbeten me gisht në gojë, po emri i stadiumit pastaj apo do shitet edhe njëherë një kompanie tjetër e gjithnjë do mbetet dorë më dorë pa identitet.?!
Postimi i plotë:
Air Albania përpos mori emrin e Stadiumit Kombëtar êshtë sponsor edhe i shumicës së emisioneve të humorit dhe jo vetem në Televizionet Shqiptare.
Të jetë aq e fuqishme vallë sa mban kaq shumë para në bord kjo Kompani gjigande
Ju kujtohet dikur Universiteti Kristal që sponsorizoj gjithçka në këtë vend e pastaj erdhi momenti që e falimentuan dhe ne pedagoget e lodhur që jepnim mësim aty na ngelen dy vjet rrogat pa marrë fare.
Mos vallë një ditë dhe Air do shkrihet si Kristal e punonjësit do mbeten me gisht në gojë, po emri i stadiumit pastaj apo do shitet edhe njëherë një kompanie tjetër e gjithnjë do mbetet dorë më dorë pa identitet.?!