Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të citojë një kryetar komune socialist, i cili ka deklaruar kohë më parë se po mos ta bënte Sali Berisha nuk do e bënte dot askush rrugën Peshkopi-Kukës.
Nga Tropoja, Berisha deklaroi se bëhet fjalë për ish-kryetarin e Komunës së Kalasë së Dodës. Në këtë mënyrë Berisha iu përgjigj kërkesës së demokratëve të Tropojës për ndërtimin e rrugës së Alpeve.
“Në vitin 2013 në qarkun e Kukësit sapo erdhi në pushtet hoqi 20 mijë familje nga ndihma ekonomike. Kjo e doganës do merret parasysh. Rruga e Alpeve. ‘Po se bëri PD nuk e bën kush atë rrugë’, prandaj padiskutim që do bëhet. Ja kam marrë hua këtë kryetarit të Komunës së Kalasë së Dodës. Ndërtuam rrugën Peshkopi-Kukës, ai ishte socialist. Duke mbajtur fjalimin thotë ‘të dashur qytetar, këtë rrugë përvecc Sali Berishës nuk e bënte njeri’. Ndaj ne do bëjmë gjithccka për ta bërë atë rugë. Do të bisedohet me qeverinë e Kosovës që dhe ajo të përmbushë detyrimin dhe më pas i bëjmë Alpet që të vijnë në sferën e turizmit me leverdi të jashtëzakonshme“, tha Berisha.
(E.H/Faxweb.al)