LSI ka nxjerrë sot spotin e radhës elektoral.
“Po nuk u more me politikë, politika do të merret me ty” është boshti i spotit që ka në qendër të rinj të cilët tregojnë se nuk merren me politikë pasi sipas tyre nuk ka pse ju duhet por mesazhi në spot është që në fakt duhet të merresh.
“Po nuk u more me politikë, politika do të merret me ty”, mbyllet spoti i LSI.
Të dielën 3,5 milionë shqiptarë u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Ndërkohë LSI është shprehur se do të marrë 600-mijë vota të rinjsh. (M.D/Shuplaka)