Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është këtë pasdite në një takim me bizneset në Malësinë e Madhe.
Gjatë takimit veç problemeve ekonomike dhe sociale, një nga problemet të cilat duket se tashmë po i shqetësojnë banorët është pasiguria për shkak të kriminalitetit të lartë. Vrasja në Shkodër vetëm tre ditë më parë e dy vëllezërve Bilali e ka bërë edhe më alarmant këtë fenomen.
Basha gjatë fjalës së tij nuk ka kursyer as akuzat për qeverinë aktuale, ai është shprehur se nese nuk zbardhet ngjarja ka dorë shteti.
“Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia”, do të shprehej Rama.
“Ke të drejtë të kesh frikë se këtu bandat të hanë kokën e njëri-tjetrit thotë kryeministri, hënkshin kokën e njëri-tjetrit thotë ai. Po ashtu është edhe Policia për çfarë paguhen, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Ajo ngjarje e rëndë duhet zbardhur ose në të kundër ka gisht shteti.- tha Basha.