Një aksident automobilitik ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”. Një makinë ka përplasur një të moshuar rreth 65 vjeçe.
E moshuara po nxitonte për të arritur urbanin, në momentin kur është goditur nga makina. Menjëherë e moshuara është transportuar për në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(M.Q/Faxweb.al)