Një 71-vjeçar në Durrës dyshohet se nga pakujdesia ka vrarë vetën me armën e tij të gjahut të cilën po e pastronte.
Ngjarja ka ndodhur në në lagjen nr. 13, në banesë të 71-vjeçarit me iniciale R.T.
“Më datë 02.12.2018, në lagjen nr. 13, në banesë, shtetasi R.T., 71 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia duke pastruar armën e gjahut çifte është shkrepur dhe ka ndërruar jetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, me leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal”, njofton policia. (B.H/Faxweb)